Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Në këtë libër përmenden parime dhe rregulla islame shumë të rëndësishme që u vlejnë të gjithë muslimanëve, në çdo kohë dhe vend, e veçanërisht kur ata kalojnë sprova të rënda që rrezikojnë unitetin dhe bashkësinë e tyre fetare. Dijetari në parathënien e librit të tij flet për rrezikun e fitneve, dobitë e ndjekjes së këtyre rregullave dhe argumentet në të cilat i ka mbështetur këto rregulla dhe më pas ka përmendur nëntë rregulla. Që të gjitha na japin një panoramë të shkurtër dhe të përmbledhur se si muslimani gjatë gjithë jetës së tij duhet të ketë vetëkontroll në pajtim me rregullat e fesë, si duhet të vlerësojë njerëzit dhe situatat, për t’iu ruajtur sa më shumë gabimeve dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut.Autor : Salih b. AbdulAziz Ali Shejh
Përkthim : Justinian Topulli
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354729
Random Books
- Jeta e profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)Ky libër përmban në vete jetëpërshkrimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që nga fillimi e deri në fund. I shkruar me një metodologji të lehtë dhe tërheqëse është i përshtatshëm për fëmijët dhe moshat e reja.
Source : http://www.islamhouse.com/p/314578
- Dyzet Hadithe nga Imam NeveviuKy është një ndër librat e shkurtra (El Metn) më të njohura. Këto dyzet hadithe janë të përmendura pa zinxhirin e transmetimit dhe përfshinë fusha të ndryshme islame, ku çdo hadith prej tyre konsiderohet si një bazë madhështore e bazave të fesë. Çdo musliman duhet t’i dijë këto hadithe për shkak të rëndësisë së mësimeve të cilat i përmbajnë.
Autor : Ebu Zekerija En Nevevi
Rishikim : Driton Lekaj
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/354802
- Libri i TeuhiditËshtë e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.
Botuesi : Ministria e Punëve Islame, Vakëfit, Daves dhe Udhëzimit
Source : http://www.islamhouse.com/p/314452
- Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth IslamitKy libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Autor : Zakir b. AbdulKerim Najk
Rishikim : Driton Morina
Përkthim : Fehim Dragusha
Source : http://www.islamhouse.com/p/354815
- Pengesat në rrugëRruga për në Ahiret është e gjatë dhe në të hasim pengesa të shumta. Autori në këtë libër flet rreth këtyre pengesave dhe paraqet metodën e largimit të tyre nën dritën e Kuranit dhe Synetit si dhe vë theksin se besimtari duhet të qëndrojë i paluhatur derisa të arrijë në fund të kësaj rruge.
Autor : AbdulMelik El Kasim
Rishikim : Bahri Curri
Përkthim : Driton Maxhuni
Source : http://www.islamhouse.com/p/228769












