Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Nektari i vulosur i Xhenetit
Nektari i vulosur i Xhenetit
Nevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.Autor : Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri
Source : http://www.islamhouse.com/p/289730
Random Books
- Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitNë këtë libër Shejhu i mirënjohur, AbdulMuhsin El Abbad, flet rreth obligimit për trajtimin me butësi dhe mirësi të pasuesve të Sunetit dhe mosashpërsisë ndaj tyre në sjellje, dave dhe gjithashtu gjatë urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja në mesin e tyre.
Autor : Abdul Muhsin b. Hamed El Abbad El Bedr
Përkthim : Bilal Shkrepi
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354736
- Bisedë e përditshme - Shqipe, Angleze dhe ArabeKy libër përmban fjalë dhe biseda në gjuhët: shqip, anglisht dhe arabisht. Libri është i përpiluar për nivelin e fillestarëve dhe ju ndihmon t’i thellojnë njohuritë e tyre në këto gjuhë si dhe të bëjnë krahasim mes tyre.
Autor : Fehim Dragusha
Rishikim : Një grup recenzuesish
Source : http://www.islamhouse.com/p/329560
- Fragmente nga jeta e SahabëveKy libër paraqet fragmente nga jeta e një numër të shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Atyre të cilët ishin yje të udhëzimit dhe të cilët u edukuan në djepin e shkollës profetike. Lexuesi që hulumton bukurinë gjuhësore dhe artin e tregimit do ta gjen në këtë libër. Ai që mundohet që t’i merr shëmbëlltyrë këta burra fisnikë do ta arrin dëshirën e tij, sikur që edhe ai që e hulumton të vërtetën historike do ta percepton atë.
Autor : Abdurr-Rrahman Rafet Basha
Source : http://www.islamhouse.com/p/289724
- Porosi KuranoreKy libër është tërheqës dhe i veçantë në përpilimin e tij. Libri është i ndarë në tematika të ndryshme të cilat argumentohen me ajete të ndryshme Kuranore që kanë të bëjnë me këto tematika. Ky libër është i dobishëm edhe për të gjithë ata që përgatitin ndonjë ligjëratë dhe iu intereson ndarja tematikore e ajeteve. M.M. Pikthal & M. Fateh Muhammad
Rishikim : Driton Lekaj
Përkthim : Fehim Dragusha
Source : http://www.islamhouse.com/p/228778
- Dyzet Hadithe nga Imam NeveviuKy është një ndër librat e shkurtra (El Metn) më të njohura. Këto dyzet hadithe janë të përmendura pa zinxhirin e transmetimit dhe përfshinë fusha të ndryshme islame, ku çdo hadith prej tyre konsiderohet si një bazë madhështore e bazave të fesë. Çdo musliman duhet t’i dijë këto hadithe për shkak të rëndësisë së mësimeve të cilat i përmbajnë.
Autor : Ebu Zekerija En Nevevi
Rishikim : Driton Lekaj
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/354802












