Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Bëhu Musliman Produktiv
Bëhu Musliman Produktiv
Ky libër është përmbledhje e 2 viteve të mendimeve produktive, ideve dhe këshillave. I përpiluar nga një mori artikujsh të zgjedhur dhe me një dizajn shumë tërheqës, ka përmbledhur rregulla dhe udhëzime të ndryshme të cilat ia mundësojnë muslimanit të jetë produktiv dhe dobiprurës në jetën e tij.Botuesi : Uebfaqja 'Muslimani Produktiv' - http://www.productivemuslim.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/354812
Random Books
- Bazat e Teuhidit - Monoteizmi IslamTevhidi, njësimi i Zotit, është thelbi i besimit islam. Njerëzit janë të urdhëruar ta zbatojnë këtë koncept në tokë, në çdo hap të jetës, që nga ditët e Ademit. Në këtë libër fillimisht sqarohen kategoritë e tevhidit e më pas libri në mënyrë të qartë flet për kategorinë: Tevhidul – Ibade (Njësimin e Allahut në adhurim) dhe sqaron rëndësinë e tij pasi që të gjithë Pejgamberët (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta) kanë thirrur në të. Libri flet për bindjet dhe veprat e njerëzve të cilat bien në kundërshtim me të, e të cilat fatkeqësisht janë shumë të përhapura në mesin e muslimanëve edhe në ditët e sotme.
Autor : Bilal Filips
Source : http://www.islamhouse.com/p/314440
- Texhvid i preferuar Kuran per te lexuarKurani Fisnik është i veçantë edhe për metodologjinë e të lexuarit. Për ta lexuar atë drejtë dhe saktë patjetër duhet t’iu përmbahemi rregullave të leximit të tij. Kjo na mundëson neve ta zbatojmë urdhrin e Allahut dhe ta arrijmë shpërblimin e përgatitur për këtë. Libri rreth texhvidit i hoxhes Shefqet Krasniqi është libër praktik nëpërmes të cilit mund ta drejt lexojmë Librin e Allahut.
Autor : Dr. Shefqet Krasniqi
Rishikim : Uthman Abbasi
Source : http://www.islamhouse.com/p/231877
- Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth IslamitKy libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Autor : Zakir b. AbdulKerim Najk
Rishikim : Driton Morina
Përkthim : Fehim Dragusha
Source : http://www.islamhouse.com/p/354815
- Mbi rrugën e të parëve tanë (Selefit)Libërth i shkruar nga dijetari shqiptar Abdul Kadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë) ku sqaron me fjalë të shkurtra por, të qarta akiden - besimin e gjeneratave të arta islame (Selefit) dhe metodologjinë e tyre në kuptimin e fesë. Libri përveç argumenteve nga Kurani dhe Syneti përmban edhe një mori nga fjalët më të arta të dijetarëve të Selefit.
Autor : AbdulKadir El Arnaut
Rishikim : Sedat Shabani
Përkthim : Bekr Halimi
Source : http://www.islamhouse.com/p/328711
- Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit: Ky libërth përmban sqarimin e akides së Ehli Synetit dhe Xhematit në kaptinën e njësimit të Allahut, emrave të atributeve të Tij si dhe në kapitujt e besimi në Melekë, Libra, Pejgamberë, Botës Tjetër dhe Caktimit të Allahut për të mirë dhe të keqe.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi
Source : http://www.islamhouse.com/p/222












