Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Kur'an – i
Kur'an – i
Kur’an-i: Është përkthim i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip nga një grup përkthyesish pranë shtëpisë botuese Darus Selam. Është i vetmi përkthim deri më tani që është kryer në grup dhe shquhet për nga kujdesi që ajetet që kanë të bëjnë me akiden - besimin të përkthehen në dritën e besimit të pastër Islam – Besimit të Ehli Sunetit.Rishikim : Një grup recenzuesish
Përkthim : Një Grup përkthyesish
Source : http://www.islamhouse.com/p/332473
Random Books
- Libri i TeuhiditËshtë e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.
Botuesi : Ministria e Punëve Islame, Vakëfit, Daves dhe Udhëzimit
Source : http://www.islamhouse.com/p/314452
- Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth IslamitKy libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Autor : Zakir b. AbdulKerim Najk
Rishikim : Driton Morina
Përkthim : Fehim Dragusha
Source : http://www.islamhouse.com/p/354815
- Disa bindje te Shi’iteveShiitët janë një ndër grupet e devijuara më të përhapura në botën islame. Idetë dhe mendimet e tyre janë nuk përkojnë me burimet Islame. Ky libër flet rreth bindjeve dhe kundërshtimeve të tyre me Islamin. Megjithëse i shkurtër ky libër me fakte dhe argumente qartëson devijimin dhe rrezikshmërinë e tyre për Islamin dhe myslimanët.
Autor : Abdullah b. Muhamed Es Selefij
Rishikim : Rijad Misini - Arijan Kutelli
Përkthim : Bahri Curri
Source : http://www.islamhouse.com/p/231822
- Dëshiroj të pendohem, por...!Dëshiroj të pendohem, por... : Ky libërth përmban një parathënie rreth rrezikut të përçmimit të mëkateve, pastaj një koment të shkurtër rreth kushteve të pendimit – Teubes dhe disa udhëzime për shërim të shpirtrave. Libërthi përfundon me disa fetva për të penduarit, të mbështetura në argumentet e Kuranit dhe Sunetit dhe fjalët e Dijetarëve.
Autor : Muhamed Salih El Munexhid
Rishikim : Umer Musa
Përkthim : Ekrem Avdiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/306587
- Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësKy libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.
Autor : Salih El Kurdi
Përkthim : Selim Sulejmani
Source : http://www.islamhouse.com/p/329572












